Gjashtë gjëra që njerëzit inteligjentë, nuk arrijnë t’i pranojnë
Ka gjëra dhe situata që një person inteligjent, me mendje të hapur dhe gjithmonë të stimuluar, me të vërtetë ka vështirësi për t’i pranuar dhe toleruar. Injorimi, mungesa e sinqeritetit dhe mungesa e transparencës janë disa nga këto: le të shohim së bashku 6 gjërat që thjesht duken të papranueshme për ata që janë njerëz inteligjentë.
Imponimi dhe mungesën e kompromisit
Një person inteligjent është gjithmonë i gatshëm të dialogojë dhe të pranojë mendimet dhe veprimet e të tjerëve. Kjo është arsyeja pse njerëzit inteligjentë nuk i tolerojnë ata që nuk janë të gatshëm të gjejnë një kompromis në një marrëdhënie.
Vanitetit dhe mungesën e modestisë
Të duash veten dhe të duash njëri-tjetrin është një e drejtë dhe detyrë për çdo qenie njerëzore, por ajo që njerëzit inteligjentë nuk e pranojnë është vaniteti dhe të ndjerit gjithmonë në qendër të botës, veçanërisht nëse kjo është në kurriz të atyre përreth tyre.
Shoqërinë negative
Njerëzit e zgjuar e dinë mirë që jeta paraqet jo pak vështirësi dhe stres, kështu që përpiquni për ta rrethuar veten vetëm me njerëz kureshtarë dhe pozitivë, duke larguar ata që janë toksikë e që e kalojnë kohën duke u ankuar dhe duke kritikuar gjithçka dhe të gjithë.
Mentaliteti i mbyllur
Mendja gjithmonë e hapur ndaj stimujve të jashtëm është një veçanti e njerëzve inteligjentë. Kjo është arsyeja pse ata nuk mund të tolerojnë përballjen me ata që nuk mund të shohin përtej hundës së tyre.
Një situatë të pakënaqshme emocionale
Zakonisht, njerëzit e zgjuar janë rrëzëllittës dhe punojnë shumë për të siguruar që jeta e tyre të jetë po ashtu e tillë. Prandaj një situatë pune e pakënaqshme mund të mos pranohet.
Një jetë të pajetuar plotësisht
Njerëzit e zgjuar dëshirojnë të jenë zotër të jetës së tyre: të jenë i lumtur duke bërë atë që duan të bëjnë dhe ta rrethojnë veten vetëm me njerëz pozitivë. Kjo është arsyeja pse ata kurrë nuk do të pranonin të jetonin brenda skemave ose më keq, për të mbijetuar. / meb.al