“Gjak, djersë dhe lot”- Madonna vendos të publikojë një dokumentar që tregon jetën e këngëtares në prapaskenë gjatë turneut “Madame X”
Madonna thuhet se shumë shpejt do të publikojë një dokumentar të ri në “Netflix”, me anë të së cilit do t’u tregojë fansave se çfarë ka ndodhur në prapaskenë gjatë jetës së saj.
Legjenda e pop-it, 62 vjeç, thuhet se ka nënshkruar një marrëveshje me “Netflix” dhe dokumentari do të përfshijë edhe pamje nga turneu i saj i fundit, “Madame X”, sipas “Daily Mail”.
Madonna e realizoi këtë turne gjatë periudhës së viteve 2019-2020, dhe titulli “Madame X” është i njëjtë me atë të albumit të saj të fundit.
Dokumentari do të paraqesë edhe betejën e këngëtares me dëmtimin në gju dhe në ije, që e detyruan të anulonte disa turne, sepse mjekët e urdhëruan të bënte pushim.
Një burim tha për “The Sun”: Madonna përfshiu gjak, djersë dhe lot në turneun e ‘Madame X’ dhe ajo dëshiron që ky dokumentar të tregojë se çfarë spektakli ishte”.
Vendimi i Madonna-s vjen pasi edhe disa yje të tjerë i janë bashkuar “Netflix” për të publikuar dokumentarët e jetës së tyre si: Beyonce, Taylor Swift dhe Lady Gaga.
Ky nuk është dokumentari i parë për këngëtaren, sepse në 1991, ajo publikoi një tjetër të titulluar “Truth Or Dare”.