Giorgio Armani bën gjestin e veçantë dedikuar Ukrainës, në sfilatën e javës së modës në Milano
Giorgio Armani e zhvilloi sfilatën e tij në Milano në heshtje të plotë dhe asnjë këngë nuk u vu në asnjë moment teksa modelet parakalonin, në respekt të dhimbjes së popullit të Ukrainës pas agresionit rus.
Modelet ecën në pasarelë me një qetësi të frikshme, të veshura me xhaketa të shkurtra në nuanca pastel dhe fustane të zeza me shkëlqim.
“Vendimi im për të mos përdorur muzikë u mor si një shenjë respekti ndaj njerëzve të përfshirë në tragjedinë e Ukrainës. Ajo që duhet të bëjmë është të dërgojmë një mesazh që nuk duam të festojmë sepse diçka shumë shqetësuese po ndodh rreth nesh”, shkroi stilisti 87-vjeçar në Twitter.
Armani është ndër të vetmit që ka bërë këtë zgjedhje për t’i treguar botës së nuk mund të injorohet ajo që po ndodh./revistawho.com