Gili sot 50 vjeçe, shikoni si dukej nuse në vitin ‘90-të

Biondja ikonë e Kosovës tani një këngëtare dasmash, edhe pse tashmë e ka kaluar moshën 50 vjeçe, gjithmonë ka ditur të ruajë pamjen e kukullës. Artistja e njohur ka postuar një foto në Instagram, si nuse nga dita e dasmës me bashkëshortin muzikant, Ilir Beranin.”Me Evlianën në 1990. Foto nga martesa jonë”, shkruan këngëtarja poshtë fotos. Shumë pak e dinë emrin e saj të vërtetë, pasi në gjithë karrierën muzikore është prezantuar si Gili. Fefzije Berani është emri në pasaportë i biondes ikonë nga Kosova, e cila për Shqipërinë u bë e njohur në vitin 1995, me këngën “Xixëllonja”. Gjithmonë me të njëjtin portret dhe me grim në fytyrë që kur ishte 20 vjeçe, edhe pse tani mund të themi se ka shtuar pak në peshë. Pak kohë më parë ajo festoi 50 vjetorin, edhe pse askush s’do ta besonte këtë shifër mbi supet e saj. Këngëtarja e muzikës popullore dhe të lehtë, e cila tashmë këndon kryesisht në dasma, e nisi karrierën e saj në vitin 1985 në bashkëpunime të shumta me bashkëshortin muzikant, Ilir Berani. Ajo është shquar gjithmonë për bukurinë, të cilën e ruan edhe tani që po jeton moshën e mesme. Nëna e dy djemve të rritur, vazhdon të jetë e dhënë pas karrierës së saj muzikore dhe pas mbajtjes së një forme të mirë fizike, edhe pse tashmë nuk mund t’i fshehë kilet e tepërta që ka marrë. Ajo kujdeset që ruajë imazh në publik, pasi shpesh realizon sete fotosh, ku shfaqet shumë e kuruar në sete fotografike. Karriera e saj muzikore ka nisur që në shkollë fillore, ku dhe është aktivizuar në koncertet e shkollës, për të vazhduar edhe më pas hobin e saj për muzikën. Por për të patur një të ardhme disi më të sigurt, ajo zgjodhi të studionte mësuesi, profesioni që nuk e ushtroi ndonjëherë.