Gigi mori shumë urime për ditëlindje, por çfarë e surprizoi më shumë ishte dhurata e Zayn

Gigi Hadid ka festuar së fundmi 26-vjetorin e saj. Modelja ka ndarë në llogarinë në ‘Instagram’ urimet e ndryshme të ndjekësve dhe miqve, midis të cilave ka dalluar dhurata e partnerit, Zayn Malik.

Hadid nuk e ka fshehur habinë e një surprize aq të ëmbël të Zayn, i cili kishte vendosur t’i dhuronte një buqetë me lule shumëngjyrëshe, veçantia e së cilës e la pa fjalë modelen.
“Wow Zayn”, ka shkruar në foton në “Instastory”.

Zayn dhe Gigi u lidhën në vitin 2015, ndërsa për herë të parë në 2018 u ndanë nga njëri-tjetri duke u kthyer në titujt kryesorë të mediave të shkruara. Në vitin 2019 ata konfirmuan se ishin kthyer sërish bashkë, e pas kësaj kohe dyshja konfirmoi dhe pritjen e ëmbël që nisi në vitin 2020. Tanimë ata janë prindër të një vajze të quajtur Khai, me të cilën jetojnë në fermën e modeles, në Pensilvani./revistawho.com