Gigi Hadid zbulon aksidentalisht portretin e të bijës dhe fotoja po bën xhiron e rrjetit

Gigi Hadid zbuloi gabimisht portretin e vajzës së saj, dhe ndonëse e fshiu menjëherë videon fansat kanë arritur të sigurojnë disa foto. Supermodelja postoi aksidentalisht një Instastory, duke ekspozuar padashur fytyrën e vajzës së saj para miliona ndjekësve. Gjatë gjithë këtyre muajve çifti është munduar mos ta ekspozojë atë në rrjetet sociale, mirëpo teknologjia i ka këto të papritura.

Nga fotot e mësipërme shihet se Khai i ngjan shumë Gigit, me flokët e sytë si të sajat. Ndërkohë, vlen të theksohet se shumë fansa dhe media janë munduar të ndalojnë publikimin e fotos në rrjet. Fotoja gjendet në shumë pak media ndërkombëtare, pasi të tjerat kanë vendosur të respektojnë privatësinë e të voglës me kërkesë të çiftit.

Gigi dhe Zayn mirëpritën fëmijën e tyre të parë në shtator të 2020. Ata njoftuan në rrjetet sociale se janë bërë me gocë, emri i të cilit mbeti mister për muaj me radhë. Vetëm në muajin janar, Gigi shkroi në profilin e saj të Instagram emrin e të bijës, duke na shuar kuriozitetin të gjithve. Gjatë gjithë këtyre muajve, ajo është treguar shumë e rezervuar dhe fotot me vajzën numërohen me gishtat e njërës dorë. Për më tepër sa herë që publikon një foto me të, ajo i shfaq vetëm një pjesë të vogël të ballit, duke mos i zbuluar as portretin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid)

/News31