Gigi Hadid shpërthen kundër Kanye West: Je bullizues
Gigi Hadid ka kritikuar së fundmi Kanye West pas komenteve të tij për redaktoren e Vogue, Gabriella Karefa-Johnson.
“Do të dëshironit të kishit një përqindje të intelektit të saj. “Ti mendon se ‘nderi’ i të qenit i ftuar në shfaqjen tënde duhet ta pengojë dikë të japë mendimin e tij. Je bullizues”, shkroi modelja.
Kanye postoi më parë një foto të Karefa-Johnson, ku ajo shihej e veshur me çizme kafe, një fund të thurur me vija, një bluzë të verdhë dhe një pallto. Gazetarja e modës e plotësoi look-un e saj me një çantë Balenciaga blu.
“Ky nuk është një person i modës”, shkroi West në mbishkrimin e fotos. “Meqë ti flet për mua edhe unë do të komentoj ty”. Kritikat e tij vijnë pasi Karefa-Johnson komentoi bluzën “White Lives Matter” që West debutoi në shfaqjen e tij të modës Yeezy në Paris.
“Jam e acaruar”, shkroi ajo përmes Instagram Story së bashku me një video nga sfilata e modës Yeezy. “Ishte thellësisht fyese, e dhunshme dhe e rrezikshme. Nuk ka asnjë justifikim, nuk ka art këtu. Unë mendoj se nëse do ta pyesnit Kanye, ai do të thoshte se kishte art, revolucion dhe të gjitha gjërat në atë bluzë. Por, jo nuk ka.” /Lapsi.al