Gigi Hadid sapo publikoi një tjetër selfie të ëmbël me të voglën në krahë

Supermodelja Gigi Hadid, e cila u bë nënë për herë të parë para pak kohësh, ka publikuar një foto të ëmbël me të voglën në krahë, raporton “Daily Mail”.

Pa make up dhe me flokët gërsheta, Gigi dukej në super formë, ndërsa krah fotos shkroi:

“Ajo gromësin. Rreze dielli”.

Që nga shtatzënia e deri tek ardhja në jetë e vajzës, 25-vjeçarja ka qenë shumë hermetike dhe bashkë me partnerin, Zayn Malik, ka zgjedhur që të mos publikojë foto apo video të vajzës, e cila tashmë është 2-muajshe.

Një përjashtim është fotoja që bukuroshja publikoi me rastin e festës së “Halloween-it, ku shfaqej krah partnerit që po e mbante vajzën në krahë, teksa të dy e shihnin plot admirim.

Gigi dhe 27-vjeçari dhanë lajmin e ardhjes në jetë të vajzës së tyre më 23 shtator, por ende nuk dihet data e saktë e lindjes.

Dyshja ka vendosur që vajzën ta rrisin në fermën e familjes, larg rrezikut të madh nga koronavirusi.