Gigi Hadid në listën e personave që do të ndihmojë Ukrainën
Gigi Hadid njoftoi në “Instagram” se do të dhurojë të gjitha të ardhurat e saj nga Muaji i Modës në ndihmë të Ukrainës, e cila aktualisht po përballet me pushtimin agresiv nga trupat ruse nën urdhrin e Presidentit Vladimir Putin.
Javët e fundit, modelja ka qenë në elementin e saj, teksa ecte nëpër pasarela për shfaqjet kryesore “Vjeshtë 2022” të Michael Kors, Versace dhe Vivienne Westwood dhe shumë të tjerë.
“Të kesh një orar të caktuar të Muajit të Modës do të thotë që kolegët e mi dhe unë shpesh prezantojmë koleksione të reja të modës gjatë periudhave zemërthyese dhe traumatike në histori”, shkruajti Hadid. “Ne nuk kemi kontroll mbi shumicën e orareve tona të punës, por do të donim të ecnim ‘për’ diçka. Duke ndjekur hapat e mikut tim (dhe koleges time modele) @micarganaraz, po zotohem të dhuroj të ardhurat e mia nga shfaqjet e “Vjeshtë 2022” për të ndihmuar ata që vuajnë nga lufta në Ukrainë, si dhe për të vazhduar të mbështes ata që përjetojnë të njëjtën gjë në Palestinë.”