Gigi Hadid, me origjinë palestineze, reagon për luftën Izrael – Hamas
Gigi Hadid dënoi “terrorizimin e njerëzve të pafajshëm” pas sulmeve Hamas – Izrael. Supermodelja gjysmë palestineze iu drejtua Instagramit për të ndarë mendimet e saj mbi “tragjedinë e pajustifikueshme” që filloi të shtunën pasi organizata palestineze nisi një sulm të befasishëm nga ajri, deti dhe toka në qytetet izraelite pranë Rripit të Gazës.
Gigi u tha ndjekësve se “mendimet”, “ngushëllimet”, “dashuria dhe forca” e saj janë me “të gjithë ata që janë prekur nga konflikti, veçanërisht të pafajshmit – shumë prej të cilëve janë fëmijë.
Hadid shpjegoi se vërtet ajo ka “ndjeshmëri të thellë dhe i thyhet zemra për luftën palestineze dhe jetën e tyre nën pushtim” (territoret palestineze janë pushtuar ushtarakisht nga Izraeli që nga viti 1967), por ajo gjithashtu ndjen një përgjegjësi ndaj miqve të saj hebrenj.
Modelja u sigurua të vinte në dukje se “shpresat dhe ëndrrat e saj për palestinezët” nuk përfshijnë “dëmtimin e një personi hebre”.
“Terrorizimi i njerëzve të pafajshëm nuk është në përputhje dhe nuk i bën asnjë të mirë lëvizjes ‘Palestina e Lirë’”, tha ajo.
“Kjo ide [e gabuar] ka nxitur një cikël të dhimbshëm, dekada hakmarrjeje nga të dyja palët (në të cilat asnjë civil i pafajshëm, palestinez apo izraelit, nuk e meriton të jetë viktimë) dhe ndihmon në përjetësimin e idesë së rreme që të jesh pro Palestinës do të thotë të jesh kundër hebrenjve.”
Gigi shtoi se beson se “çdo njeri meriton të drejtat themelore, trajtimin dhe sigurinë; pa marrë parasysh kombësinë, fenë, përkatësinë etnike ose vendin ku kanë lindur.”
“E di që fjalët e mia nuk do të jenë kurrë të mjaftueshme ose nuk do të shërojnë plagët e thella të kaq shumë njerëzve,” përfundoi ajo, “por unë lutem për sigurinë e jetëve të pafajshme, gjithmonë.”
Si Gigi ashtu edhe motra e saj, Bella Hadid, kanë qenë avokate të zëshme të Palestinës për shumë vite. Babai i tyre, Mohamed Hadid, është me origjinë palestineze, ndërsa e ëma, Yolanda, është nga Holanda.
Anabelmagazine