Gigi Hadid feston 30-vjetorin, por vëmendjen e merr veshja e Bella-s

Kur një veshje kalon kufirin midis të pazakontës dhe stilit, mund të mendosh me vete: Vë bast që Bella Hadid do e vishte.

Mbrëmë, në festën e ditëlindjes së 30-të të motrës së saj, Gigi Hadid, supermodelja dëshmoi edhe një herë se ka aftësi për të parë potencialin e një veshjeje, edhe kur ne të tjerët nuk do guxonim as ta mendonim se do e vishnim.

E fotografuar teksa hynte në ambientet e festës së Gigi-t në Le Chalet, në qytetin e Nju Jorkut, Bella u shfaq në një veshje elegante motorrike që përfshinte një set të zi të ngushtë në stilin kapri nga Nuovo Paris. Ajo mbante në dorë një xhaketë lëkurë që përshtatej më së mirë me teksturën e pjesës tjetër të veshjes.

Për këpucët, Bella zgjodhi një palë taka të thjeshta të zeza me majë me një rrip rreth kyçeve. Për të “thyer” ngjyrën e zezë, supermodelja zgjodhi një çantë Baguette Fendi vishnje dhe me detaje gold/floriri.

Po ashtu, ajo zgjodhi një grim shumë të lehtë. Ndërkohë, pamjen e kompletoi me disa aksesorë, duke vënë një palë vathë të hollë argjendi dhe një byzylyk.

Jeni të lira ta rikrijoni!

(Ndërkohë, kjo ishte pamja e Gigi Hadid, e cila mbërriti e shoqëruar me partnerin e saj, Bradley Cooper.)

Anabelmagazine