Gigi Hadid e fiksuar pas atleteve të saj, nuk do ta besoni çmimin e tyre!

Të gjithë ne kemi krijuar bindjen që veshjet e personazheve të huaj të botës së filmit, muzikës apo modelingut të kushtojnë miliona dollarë, por nuk ndodh gjithmonë kështu dhe kemi modelen e njohur Gigi Hadid që mund t’jua vërtetojë këtë. Bukuroshja është parë e veshur me një palë atlete ‘converse’ të cilat kushtojnë vetëm 60 dollarë.

Nuk ju besohet por kjo është e vërteta!

Duket se këto janë Conversat e preferuara të super modeles pasi ajo është fotografuar disa herë në New York me atletet që kushtojnë 60 dollarë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid)

CONVERSE

converse.com

$60.00

Rikujtojmë, se Hadid po përjeton një romancë me këngëtarin Zayn Malik. Dyshja janë bërë prindër të një fëmije për të parën herë vetëm disa muaj më parë. 26-vjeçarja ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të intervistës që dha, ku ndër të tjera tregoi si ajo dhe Zayn po përjetojnë ndjesinë e prindërimit.

Ajo duket se është tepër e lumtur, jo vetëm sepse është e dashuruar dhe ka një lidhje të shëndetshme, por pasi edhe diçka tjetër e bën të gëzuar këtë verë. Për çfarë bëhet fjalë e ka zbuluar vetë Gigi në Instagram.

Duket se së fundmi gjithashtu modelja ka vendosur të eksperimentojë, duke ardhur me surpriza. Bëhet fjalë për filmin “Never Have I Ever”, në sezonin e ri të të cilit, ku Gigi do të ketë për një episod një rol të veçantë. Madje ajo e ka shpjeguar lidhjen që ka me këtë rol dhe duket se është diçka përtej asaj profesionales.

Top Albania Radio