Gigi Hadid dhe Zayn Malik nuk mund të dukeshin më bukur se kaq, shfaqen për herë të parë krah vajzës së sapolindur

Gigi Hadid ka postuar mbrëmjen e 31 tetorit, foton e parë me pjestaren më të re të familjes. Me rastin e festës së ‘Halloween-it’, modelja me famë botërore dhe partneri i saj, Zayn janë shfaqur të lumtur krah së voglës që erdhi në jetë pak javë më parë.

Çifti i njohur i ‘showbiz-it’ nuk kanë vendosur ende që ta ndajnë me publikun e gjerë imazhin e vajzës, por duket qartë që ‘Halloween-i’ i këtij viti i ka gjetur më të lumtur se kurrë.