“Gigi, Bella dhe Kendall më bënin të ndihesha keq”, Hailey Bieber flet për karrierën në modeling

Hailey Baldwin ka folur për herë të parë për vështirësitë që ka kaluar në industrinë e modës. Në një intervistë për ‘Vogue Australia’, bashkëshortja e Justin Bieber ka patur jo pak për të treguar.

“Depërtimi im në industrinë e modelingut ka qenë tejet i ngadalë. Më është dashur të mësohem me këtë. Jam më e shkurtër se shumica e vajzave dhe kjo më ka kompleksuar. U ndjeja inferiore ndaj shoqeve të mia. E keni parë Bella-n, Gigi-n, Kendall-in? Kam dëgjuar drejtuesit e kasteve që thonë: ‘Kjo vajzë nuk është modele’. Më ka penguar së tepërmi ky fakt”, ka rrëfyer Hailey. Për të, pjesëmarrja në sfilata ishte e vetmja mënyrë për të bërë karrierë në modeling. Por, angazhimi si fotomodele në kompani të ndryshme e ka bërë të kuptojë se gjërat mund të jenë më të thjeshta nga sa mendonte Hailey.

“Jam krenare për veten. Kam arritur të angazhohem në kaq shumë sfilata dhe fushata të mëdha amerikane, që as nuk i imagjinoja. Ndonjëherë më duket sikur ende nuk e kam gjetur atë që dua vërtetë, por diçka është e sigurt: jam në rrugën e duhur”, është shprehur modelja. Hailey njihet për shoqërinë e ngushtë me motrat Hadid dhe Kendall Jenner, që mesa duket, krej padashje kanë ndikuar për një kohë të gjatë në vetëbesimin e ulët të Baldwin-Bieber. Epo, mjafton që gjithçka tashmë ka ndryshuar. /News31