Gianni Morandi rrëfen se si përfundoi në mes të flakëve
Këngëtari i famshëm italian Gianni Morandi pësoi një aksident rreth 3 javë më parë dhe si pasojë ka djegur 15% të trupit, duar, këmbë, madje edhe një vesh.
“Dhimbja është e madhe dhe kur më ndryshojnë fashat më vendosin në gjumë”, -është shprehur Morandi.
Ai ndodhet në një spital të specializuar për djegie, pasi mori plagë të mëdha ndërsa po digjte dru të thatë në oborrin e shtëpisë, duke rrëshqitur mbi flakë.
“Ndërsa ditët kalojnë, unë trembem gjithnjë e më shumë, sepse e kuptoj rrezikun që pata dhe sa me fat isha”, -shton ai. “Para së gjithash, unë shpëtova jetën time. Sepse kur bie në një vrimë si ajo, ndërsa shtyn brenda një trungu që mendon se reziston dhe e gjen veten në mes të prushit, me flakët përreth, është një gjë e tmerrshme. Unë u kapa me duart e mia pas një dege që digjej për të dalë. Gjëja e dytë e rëndësishme është që shpëtova fytyrën. Unë mendoj se është dikush që më ka parë nga qielli, jam i bindur.”
Morandi ka djegur pjesë të mëdha të trupit, por shprehet pozitiv. Ai gjithashtu nuk ndalet së postuari në rrjetet sociale, ku duket se gjen mbështetjen e fansave në këtë kohë kur ka më shumë se kurrë nevojë.