Gëzuar sot për Alaudin Hamitin!

Sot le të themi gëzuar për Alaudin Hamitin.

Kjo pasi, prezantuesi i famshëm shqiptar feston ditëlindjen.

Ky vit mund të themi me gojë plot se ka qenë me përplot gjëra të bukura për të, me udhëtime, por edhe sfida të reja.

Pasi e përfundoi emisionin shumë të dashur për shqiptarët, “Nd’rrimi i Natës”, Hamiti, këtë vit do ta drejtojë Big Brother VIP Kosova, që vjen për herë të parë në vendin tonë.

Ai bashkë me Jonida Vokshin do të jenë me ju dy netë brenda javs për ta drejtuar spektaklin që nis më 5 dhjetor me plot banorë nga profesione të ndryshme, e surpriza shumë.

Urime për një hap të ri, e 100 vite të tjera për ty Alaudin!