“Gëzuar ditëlindjen kapiteni im”, lojtari i Barcelonës uron Ikardin

Mauro Ikardi ditën e sotme është duke festuar 26-vjetorin e tij dhe urimet nuk kanë munguar nga shumë shokë dhe ish-shok skuadre.

Rafinha-2

Ai edhe pse kalon një nga ditëlindjet e tij jo më të mira ka gjetur qetësinë në “strofkën” familjare afër liqenit të Komos. Duke pushuar disi dhe duke dalë nga situata depresuese e ditëve të fundit, argjentinasi ka marrë një mesazh nga lojtari i Barcelonës, Rafinja.

Rafinha-1

Braziliani vjet ishte pjesë e skuadrës së Interit dhe nuk ka bërë dot pa uruar ish-kapitenin e tij. Me një story në “Instagram”, ai ka shkruar “Oh kapiten, i mi kapiten”, duke i dhënë një mesazh të fortë Ikardit dhe Interit./ Panorama Plus