Gëzuar ditëlindjen ikona e skenës dhe e kinematografisë Pavlina Mani sot larg atëdheut!
Pavlina Mani është një aktore e mirënjohur shqiptare. U lind në Lushnjë më 13 nëntor 1948 dhe ka festuar sot ditëlindjen e saj të 75.
Aktore e suksesshme, ka realizuar shumë role të spikatur, duke filluar në 1966 në “Oshtimë në bregdet”, kur ishte ende studente. Është nderuar me disa çmime.
Ajo është padyshim një nga aktoret më fantastike që ka prodhuar kinematografia dhe teatri shqiptar.
Pavlina Manin, aktorja qe për brezin pas ’90-ës mbahet mend per serialin e famshëm te filmit “Njerëz dhe fate”, ndërsa për artdashesit më të vjeter në moshë kujtohet veçanerisht për interpretimin e jashtëzakonshem në komedinë “Pallati 176”.
Në “Njerëz dhe fate” ishte roli i fundit i aktores Pavlina Mani, e cila pas mbarimit të xhirimeve të serialit u largua së bashku me familjen e saj drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ajo jeton në Amerikë prej më shumë se 16 vitesh dhe pamja e saj ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë.
Para dy vitesh, akotjra humbi bashkëshortin e saj, dhe publiku shqiptar regjisorin e njohur, Pirro Mani.