Getoar Selimi vetëquhet pasardhës i Sami Frashërit, fansat shpërthejnë në fyerje

Reperi i famshëm nga Kosova, Getoar Selimi në këtë atmosferë të festave të fundvitit ka bërë një postim ngacmues në profilin e tij zyrtar në facebook. Në një foto të vëllezërve Frashëri, Getoari në vend të poetit e dijetarit Sami Frashëri, ka vendosur foton e vet duke u vetëquajtuar kështu një Sami i kohëve moderne. Nuk ka vonuar shumë dhe kanë vërshuar komentet e ndjekëve të tij, disa prej të cilëve e quajnë një marrëzi këtë që Getoari mendon për veten. Të vetmen të përbashkët që ata shohin mes Getoarit dhe vëllezërve Frashëri është vetëm mjekra.