Getoar Selimi uroi natën e Vitit të Ri me këmishë 829 Euro
Reperi nga Kosova, Getoar Selimi uroi miqtë dhe fansat e tij në Instagram për Vitin e Ri 2018-të, ndërsa ishte duke shijuar një gotë verë të kuqe. I vetëm, pa bashkëshorten Marina Vjollca, ai ndau me ndjekësit këtë moment të veçantë të ndërrimit të viteve. Komplimente mori për këmishën që kishte veshur në këtë natë feste. Këmisha që ai ka veshur është e markës Givenchy, dhe kushton 829 Euro. Dihet që Getoari është i fiksuar pas veshjeve, pasi një nga pasionet e tij të mëdha është moda.