
Getoar Selimi rrëfen për herë të parë: Kam pasur kancer
Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, ka ndarë një rrëfim shumë personal dhe të ndjerë gjatë një interviste në emisionin Canapé. Për herë të parë, ai zbuloi se është përballur me një nga sfidat më të mëdha të jetës – kancerin.
“Kam pasë kancer,” tha Getoari me shumë sinqeritet, duke e përshkruar si një periudhë shumë të vështirë dhe të errët në jetën e tij. Ai tregoi se për një kohë të gjatë zgjodhi ta mbante të fshehtë këtë gjendje, sepse nuk donte që njerëzit ta shihnin ndryshe apo ta mëshironin.
“Nuk kam dashur të kërkoj mëshirë. E kam mbajtur për vete, për familjen. Nuk doja që njerëzit të më kujtonin si të sëmurë, por si artist dhe si njeri,” u shpreh ai.
Fatmirësisht, reperi e ka fituar këtë betejë të vështirë. Sot ai është mirë dhe ndihet i bekuar për çdo ditë që ka. Forca shpirtërore, përkushtimi dhe mbështetja nga familja e ndihmuan ta kalonte këtë sfidë.
“Mbështetja që kam pasur nga njerëzit e mi të afërt më ka dhënë forcë të ec përpara. Jam mirënjohës për çdo ditë që kam sot,” u shpreh ai.
liberale.al