Getoar Selimi i “propozon” Klaudia Pepës: Hajde zhdukemi bashkë!

“Amante” titullohet kënga më e re nga reperi i famshëm kosovar Getoar Selimi, që në pak ditë ka tërhequr vëmendje të madhe në publik. Getoari sjell këtë single muzikor të radhës në bashkëpunim me balerinën që po bën famë në Itali, Klaudia Pepa, e cila shihet që nga fillimi të kërcejë me të brendshme seksi. Performaca e saj nis në hyrje të një ambienti luksoz, një kërcim sensual e provokues për të kënaqur fantazinë e “mashkullit gjithë klas”, ashtu si Getoari e quan veten në vargjet e kësaj kënge.

Klaudia, në rolin e femrës fatale, që i ka rënë në kokë Getoarit, hyn me majë të gishtave në banesën e tij, kulmon me lëvizjet seksi mbi parket dhe ashtu duke kërcyer takon Getoarin, i cili po e pret me një gotë alkool në dorë.

Në një moment kur atmosfera erotike ka arritur kulmin, të dy zhduken dhe në fund shihet vetëm Klaudia duke tymosur një cigare. I gjithë klipi është realizuar si një minifilm, që nuk kuptohet nëse ajo që shihet aty ndodh me të vërtetë apo është thjesht imagjinata erotike e Getoarit në fillim për Klaudian dhe pastaj e Klaudias për Getoarin.

Direkt pas publikimit të klipit të nxehtë, ndjekësit ndezën sinjalin e alarmit për pozitat e bashkëshortes së Getit që nga shtatori 2017, prezantueses Marina Vjollca.
Sipas tyre, Marina mund të jetë bërë xheloze për Klaudian, duke qenë se Getoari më pas i humbi gjurmët e postimeve me Klaudian që pas publikimit të klipit. Edhe pse këto pamje nuk kanë ardhur papritur, pasi burri do i ketë treguar asaj për xhirimet, fansat parashikojnë rrezik për pozitat e Marinës në krah të reperit.

Madje, mediat e Kosovës e shtjellojnë më tej këtë çështje, duke zbuluar detaje nga martesa e Getoarit me Marinën, e cila tashmë nuk është pjesë e ekranit me ndonjë projekt televiziv. Siç thuhet lart e poshtë, Getoari ia ka “mbledhur” Marinës pas martesës, duke e ndaluar atë të shfaqet provokuese për shkak se reperi është xheloz.

Nga ana tjetër, ai i jep vetes lirinë artistike, që të bëjë një rikthim të tillë kaq të nxehtë dhe me balerinën e njohur, ish-gruan e koreografit Albi Nako. Pas kritikave për shkëputje nga muzika dhe përpjekjet për të ringritur grupin “Babastars”, reperi i famshëm publikon këtë projekt solo me titullin “Amante”, një dedikim dashurie.

Mënyra se si Geti interpreton, është pak më ndryshe sa jemi mësuar ta shohim atë në këngët e tjera të realizuara më parë. Ndërsa Klaudia Pepa, e cila shquhet jo vetëm për anën profesionale por dhe format e saj tërheqëse, i ka shpalosur në videoklip talentet e saj teksa bën lëvizje mjaft ndjellëse.

GETOAR SELIMI I DREJTOHET KLAUDIA PEPËS: HAJDE ZHDUKEMI BASHKË, NUK I DU TË TJERAT SE I KOM PAS

Po cili është kuptimi i fjalës “Amante”, që Getoar Selimi e ka vendosur si titull të këngës së tij të re? “Amante” është fjalë italiane e amerikane, që përdoret për të emërtuar një person shumë të dashur, me të cilin ke edhe raporte romantike. Reperi kësaj here ka sjellë një këngë kryekëput dashurie, ndërsa vetë vjen me shumë stil, sa i përket veshjes dhe aksesorëve të shtrenjtë. Në tekstin e këngës ai i drejtohet muzës së tij, Klaudia Pepës, me vargjet si më poshtë:

“Dashnia osht shkoll, keq o me ngel n’klasë I thom vetes burrë me klas

Ma i madhi S class

Nuk po m’vyn kurgjo tjetër

Veç ty afër me t’pas

Nuk më vyjn lekët se i kom

Nuk i du tjerat se i kom pas

S’pe du famën se m’ka lodh

Mu mvyn ti gjithmonë me m’dasht

Kurrgjo s’bjen prej qiellit

Hajde vet e bojna rastin

Hajde zhdukemi bashkë

Njoni-tjetrin e masim

Gjithe jetën e kom prit

As vetë s’e kom dit po vika dhe kjo ditë

Çdo ditë ma shumë tu rrit

Nuk ka barriera, nuk ka sen që e nal.

/PANORAMA PLUS