
Getoar Selimi mes flakësh, postimi që tërhoqi vëmendjen
Getoar Selimi qëndroi i heshtur këto kohë duke na dokumentuar vetëm pushimet e tij me fotografi nëpër rrjetet sociale. Mirëpo, faktin se ai e ka gati këngën e re, nuk e bëri të ditur. Para pak minutash në Instagram, reperi zbuloi se një këngë e re me titull “MMV” publikohet më datë 28 të këtij muaji me fillim të orës 19:00, sipas Prive. Ai postoi një fotografi e cila është shkëputur nga videoklipi i cili duket shumë interesant, pasi Geti shihet i rrethuar nga flakët. Kujtojmë që kënga e tij e fundit është bashkëpunimi me Majk “Paris-Milano”, bashkëpunimi që mori miliona klikime brenda pak ditësh dhe u bë hit për pak kohë.