Getoar Selimi me Klaudia Pepën në krah, e zgjedhura e tij për…

Getoar Selimi ka gati klipin e ri! Nesër, në ora 18:00, reperi i njohur publikon projektin e ri i cili duket se do ketë një gjë të veçantë, modelen.

Klaudia Pepa është zgjedhur për aspektin vizual të këtij projekti, i cili duket se do ta sjellë liderin e “Babastars” më ndryshe, shkruan Prive. Emra të njohur në videoklipet e reperit nuk janë diçka e re. Para se të zgjedhte balerinën Pepa, modelja Xhesika Berberi kishte qenë protagoniste në një prej klipeve të reperit.