Getoar Selimi dhe Mc Kresha bashkohen për herë të parë pas 12 vitesh

Në episodin e djeshëm të emisionit të “Zemër Luana” ishin të ftuar dy reperët, Getoar Selimi dhe MC Kresha. Dyshja u bashkuan për herë të parë pas 12 vitesh që nuk kanë patur kontakt me njëri-tjetrin.

Gjatë emisionit, Getoar zbuloi se artistët kishin patur hatërmbetje të kota të fëmijërisë. Mirëpo ai u shpreh se do të vijë së shpejti me një bashkëpunim me Kreshën.

“Nuk kemi folur për 12 vjet. Kam pritur një moment. Rrinim shumë bashkë, ditë e natë, nuk ndaheshim, nuk kishte hatërmbetje as xhelozi. Unë kam qenë më i vjetri dhe jam munduar që të ndaj përvojën time. Sot, pas 12 vitesh mund të them që kemi bërë një punë shumë të mirë me këngën e re”- tha Getoari.

Ai gjithashtu iu përgjigj gjatë shfaqjes edhe pyetjes për vajzën e tij; “Cili ka qenë mendimi i parë kur ke marrë Marget në krahë?”. Për herë të parë artisti ka treguar se teksa Marget po lindte ai ka zbuluar për një sëmundje të tijën. “Në fakt nuk po dua ta bëj shumë dramatike situatën, por në ditën ku ka lind Marget, Xhaxhi Geti ka kuptuar për një sëmundje të vetën. Ka qenë paksa e vështirë për mua. Por në momentin kur e kam marrë Marget në dorë, ku jam futur në sallën e lindjes, për mua edhe pse ka qenë dita që e kam kuptu për sëmundjen, e kam dit që gjithcka do shkoj në rregull”./Lapsi.al