
Gerta Heta më krenare se kurrë, e bija me arritje në not
Gerta Heta ka ndarë me të gjithë gëzimin dhe krenarinë për vajzën e saj të madhe, Lunën. Me anë të një postimi, gazetarja e njohur ka treguar se e bija ka marrë medalje si e dyta më e mira, në not, në rang kombëtar për moshën e saj.
Me një foto ku vajza shfaqet me kupë në duar dhe disa medalje në qafë, para një pishine, Gerta shkruan sa krenare ndihet e gjithë familja për të.
Luna është vajza më e madhe e Gertës, e siç e ka quajtur ajo në disa postime, gëzimi i parë i familjes. Gazetarja është nënë edhe një tjetër vajze më të vogël./revistawho.com