Gerta Gixhari: E gabuar që pas moshës 30 vjeçe shumë gra etiketohen si plaka
Gazetarja Gerta Gixhari tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se është e gabuar që pas moshës 30-vjeçare shumë gra etiketohen si plaka.
“Është shumë e vështirë të pranosh plakjen sidomos kur je një personazh publik i shfaqur përballë kamerave gjithmonë. Të pëlqen të jesh e re, të pëlqen të mbash atë bukurinë e viteve të tua më të mira dhe nuk do ta humbasësh, kështu që kjo është një luftë shumë e madhe me vetveten, por duhet ta pranojmë dhe plakjen gradualisht,” – u shpreh Gixhari.
Komentet erdhën pasi Jocelyn Wildenstein, 82 vjeçe ka shtuar pretendimet e saj se ajo kurrë nuk ka bërë operacione plastike.
E quajtur ndryshe edhe si “Catwoman” për shkak të karakteristikave të saj të fytyrës në ndryshim të vazhdueshëm, ka pohuar vazhdimisht se ajo kurrë nuk ka rënë pre e thikës së operacioneve plastike.