Gerard Pique sulmon Shakiran dhe fansat e saj

Gerard Pique ka reaguar së fundmi ndaj komenteve të fansave të Shakiras për tradhëtinë e tij.

Gjatë fundjavës, ish-ylli i futbollit u ul për një intervistë me Gerard Romero, ku ata folën për mënyrën sesi Pique i ka trajtuar kritikat që nga ndarja. “Në fillim ishte keq dhe arriti një pikë ku nëse do t’i lija gjërat të më vinin, do ta kisha hedhur veten nga një shkëmb,” rrëfeu ai. Pique foli më tej se si “95 për qind” e çështjeve të njerëzve lindin kur ata “priren të kujdesen për gjëra që nuk janë aq të rëndësishme”. Sipas mendimit të tij, të vetmet gjëra që ia vlen të shqetësohen janë “çështjet serioze shëndetësore, familja dhe marrëdhëniet”.

“Psh ishi im është latino-amerikane. Ju nuk mund t’i imagjinoni komentet që kam marrë në mediat sociale nga fansat e saj. Miliona barbari!” i tha Romeros gjatë intervistës. “Por mua nuk më intereson asnjë prej tyre. Sinqerisht, aspak sepse nuk i njoh. Këta njerëz nuk kanë një jetë të tyre dhe pse duhet të më interesojë mua? Nuk do t’i takoj kurrë, ata janë robotë, e kuptoni?”

Pas intervistës së tij, shumë njerëz – duke përfshirë edhe vetë Shakirën – e kritikuan ish futbollistin pasi ai la të kuptohej se amerikanët latinë janë “barbarë” që e kritikojnë atë. Një person shkroi në Twitter në përgjigje të intervistës: “Pse u desh të përmende që ish-i juaj është latin? Mendoni se latinët shajnë apo ngacmojnë më shumë se njerëzit nga vendet e tjera? Pse e the atë? Plus Shakira ka fansa në të gjithë botën.” Menjëherë pas kësaj, këngëtarja shkroi në Twitter se ishte “krenare që ishte latino-amerikane”.

/Lapsi.al