Georgina Rodriguez na tregon ‘bekimin e saj të madh’!

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka publikuar së fundmi një fotografi të vajzës së tyre më të vogël, Bella Esmeralda. Ajo postoi foton e vogëlushes së saj në Instagram, ku shkroi:

Bella Esmeralda. Vogëlushja ime, bekimi im i madh.

Vajza e çiftit të famshëm lindi më 18 prill të këtij viti. Fatkeqësisht, në atë periudhë, familjen e tyre e goditi një tragjedi. Gjatë lindjes vëllai binjak i Esmeralda-s nuk mundi të mbijetonte, teksa Georgina dhe Cristiano e quajtën si dhimbjen më të madhe që mund t’u ndodhë prindërve.

Çifti kanë së bashku pesë fëmijë, duke krijuar familjen e madhe që futbollisti gjithmonë ka treguar se e dëshironte, me shumë fëmijë. Kjo është edhe arsyeja pse ai ka nxjerrë në shitje avionin e tij privat, me të cilin mbërriti para disa ditësh në Palma de Mallorca për të kaluar pushimet familjare me partneren Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tij.

Prezantuesja e famshme televizive, Alyson Eckmann, së fundmi ka bërë një video në TikTok përmes së cilës kujtoi kur ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, e ftoi atë në shtëpinë e tij. E lindur në SHBA, Eckmann u bë e famshme për publikun pasi fitoi ‘Big Brother VIP’. Ajo aktualisht ka më shumë se 250 mijë ndjekës në TikTok dhe 287 mijë të tjerë në Instagram.

Top Albania Radio

Me te lexuarat