Georgina Rodriguez: Milionat i kam bërë vetë, kam punuar për ato që kam në bankë

Georgina Rodriguez, partnerja e futbollistit Cristiano Ronaldo pranon se të qenit e dashura e tij mund të ketë shumë benefite, mirëpo ka mohuar aludimet se shpenzon nga paratë e tij. Ish-punonjësja e dyqanit ‘Gucci’ tregoi së fundmi se ‘miliona’ i ka bërë vetë e se është ‘krenare’ se si po e menaxhon karrierën e saj.

“Jam krenare se si e kam menaxhuar karrierën time. Jam e lumtur që jam partnerja e Cristiano Ronaldos, jam plotësisht e dashuruar me të dhe ndihem shumë me fat. Jam e vetëdijshëm se të qenit e dashura e tij më ofron shumë mundësi, por kam punuar dhe ndërtuar atë që kam në bankë.’– dekaroi ajo për “Forbes Spain”, raporton ‘DailyMail’.

Bukuroshja argjentinase aktualisht është shtatzënë me binjakë, një djalë dhe një vajzë, me partnerin e saj futbollist Cristiano dhe pritet të lindë në muajin prill.

(a.b)/dosja.al