Georgina Rodriguez, bikini për kopertinë: “Ronaldo është i pari, më pëlqejnë format e mia”
Georgina Rodriguez rrëfen veten e saj në faqet e Sportëeek. Modelja, infuenceri, partnerja e Cristiano Ronaldos dhe tashmë mama tregon për veten ekskluzivisht, por jo para se të tregonte trupin e saj elegant me bikini të zezë në kopertinën e gazetës. Në intervistë janë zbuluar shumë detaje të jetës së saj krah fenomenit portugez, por edhe disa këshilla mbi idenë e saj për trupin dhe bukurinë: “Unë nuk jam e fiksuar për të qenë e dobët. Më pëlqejnë format e mia. Unë ndjek një dietë të mirë dhe të shëndetshme dhe kur kam ndonjë dëshirë e harroj dietën”.
Spanjollja e bukur ka folur për dashurinë e saj për Cristianon dhe për fëmijët e tyre: “Familja ime është përparësia ime. Fëmijët e mi dhe burri im vijnë të parët. Unë kujdesem shumë për ta dhe zemra ime është bllokuar. Plot dashuri”.
Georgina zbuloi cilësitë e sulmuesit të Juventusit (“ai është burri më i mirë që mund të ëndërroja”), duke shpjeguar se sa e ka pasuruar marrëdhënia e tyre: “Kam mësuar shumë prej tij. Ai më ndihmon, më mëson dhe më motivon. Në fund je reflektimi i asaj që sheh, dhe unë shoh atë. Pra, edhe pse isha tashmë një femër e shëndetshme dhe sportive, sot dhe falë tij ndihem edhe më mirë“.
Çifti është gjithmonë në qendër të vëmendjes, por Georgina tregon disa paraqitje të normalitetit: “Falë maskës, kohët e fundit, ia kemi dalë të bëjmë pazarin ndonjëherë. E disa vite më parë kemi arritur të shkojmë edhe në kinema”.
Lapsi.al