Georgina Rodriguez akuzohet nga motra e saj: Njeri i keq
Georgina Rodriguez duket se nuk ka marrëdhëniet më të mira me motrën e saj Patricia. Kjo e fundit e ka sulmuar në programin Telecinco ‘Socialite’ duke e akuzuar se kërcënon se do të ekspozojë informacione për të.
Patricia pretendon se Georgina nuk bën gjë tjetër veçse tallet me gjendjen e saj ekonomike. “Kam dëgjuar shumë thashetheme për këtë brenda familjes. Ajo ka turp për mua. Qesh dhe gëzohet për gjendjen time aktuale ekonomike,” tha Patricia për programin televiziv.
Ajo shtoi se motra e saj është “një e poshtër dhe një njeri i keq”. “Unë nuk jam një person që i pëlqen konfrontimi apo zemërimi me të. Mendoj se duhet të flasim për atë që ka ndodhur dhe t’i japim fund kësaj situate”.
E përballur me informacionet që rrodhën se Patricia i ka kërkuar Georginës shumë para, ajo ka deklaruar se nuk i ka kërkuar asnjëherë motrës së saj asnjë euro.
“Në asnjë moment nuk i kam kërkuar para Georginës. E vetmja gjë që bëra ishte të kërkoja ndihmë për fëmijët e mi”, tha motra. “Nuk dua lekë, i kam dhënë vetëm numrin e telefonit të shkollës që të kontaktojë me ta që të ndihmojë fëmijët e mi duke blerë librat e kursit. Sapo kërkova ndihmë dhe jam ende në pritje”./Lapsi.al