“Georgina e tërhequr nga paratë, jo nga ndjenjat”, nëna e Ronaldos kundër kësaj martese

Që nëna e Ronaldos ndërhyn në jetën e të birit, ky nuk është lajm i ri. Pas ndarjes nga Irina Shayk, ku një ndër shkaqet ishte edhe mospëlqimi i nënës së tij, ndaj modeles së famshme, Cristiano ka gjasa të mbetet sërish beqar.

Dolores Aveiro, nëna e yllit të futbollit Cristiano Ronaldo, nuk dëshiron që ta shohë djalin e saj të martohet me partneren aktuale, Georgina Rodriguez, pasi ajo beson se modelja me origjinë argjentinase është e tërhequr nga lekët dhe jo nga ndjenjat.

Vet Ronalado duket se është shumë i lumtur me Georginën, me të cilën ai ndan një jetë familjare në Mançester, ku ajo jeton së bashku me fëmijët e tjerë të yllit të futbollit, Cristiano Junior, Eva, Mateo dhe Alana, kjo e fundit është vajza që çifti kanë së bashku.

Modelja thuhet se po pret propozimin e Ronaldos, por duket se edhe këtë herë nëna e tij do ta lërë pa martuar.

Averio beson se ata të dy nuk duhet të martohen sa herë sytë e modeles janë tek lekët e jo tek i biri. Gjithsesi nëse kjo është e vërtetë, ndoshta dikush duhet t’i kujtojë nënës së Ronaldos se ka dhe kontrata paramartesore për raste si ky./revistawho.com