George Papandreu: Mitsotakis ka një dëshirë për plotfuqi

Në vitin 2009, sapo pranoi drejtimin e ekzekutivit, ishte ai që zbuloi para botës se borxhi grek ishte jashtë kontrollit: 300 miliardë lekë, 113 për qind e PBB-së, gati dyfishi i kufirit të vendosur nga Eurozona.

Pjesa tjetër është histori: vite që grekët sot mezi presin t’i harrojnë.

George Papandreu votoi ditën e djeshme në Patras, ku u zgjodh edhe deputet i Pasok-ut dhe gjëmonte se “demokracia kërcënohet kur paratë, pushteti dhe kontrolli i medias janë në duart e pakicave”.

Gjëmimi është tek Mitsotakis-i: “Unë mendoj se problemi i tyre është një dëshirë në rritje për plotfuqi”.

Në një intervistë për “Corriere della Sera”, ai tregon se partia e Mitsotakis refuzoi çdo koalicion të mundshëm me Pasok-un.

“Ata refuzuan çdo koalicion, madje kërcënuan se do të rivotojnë në gusht nëse mandati nuk do të ishte i plotë. Edhe skandali i përgjimeve tregon një qëndrim të këtij lloji (gushtin e kaluar u zbulua se shërbimet sekrete, të drejtuara nga qeveria, po përgjonin politikanë të opozitës, përfshirë kreun e Pasok-ut, ed)”, u shpreh fillimisht Papandreu.

Ish-kryeministri grek tregoi se është i lumtur që Greqia ka dalë nga kriza, por “modeli ynë i rritjes duhet të rimendohet”, shtoi ai.

“Nëse do të fokusoheshim në energjitë e rinovueshme, do të ishim të vetë-mjaftueshëm. Por ne kemi nevojë për të rinj: shumë largohen, edhe për shkak të klientelizmit që na mbyt”, vërejti Papandreu.

Referuar investimeve të huaja, të cilat kanë arritur majat historike në Greqi, ish-kryeqeveritari pohon ato duhet të rregullohen në mënyrë që të krijojnë pasuri në vendin helen.

Sa i takon rezultatit të partisë së tij, ai theksoi se “ne po ringjallemi”.

“Kur erdha unë në pushtet, Greqia ishte një këmbë larg falimentimit. E kemi shpëtuar ekonominë, por me sakrificat e qytetarëve tanë. Kreditorët europianë i kërkuan, ne i paguam në nivel politik. Por njerëzit e kuptuan se ne ishim të ndershëm”, u shpreh Papandreu për botimin italian.

Ish-kryeministri grek nënvizoi se i ka kërkuar qeverisë një hetim për mbytjen e anijes në Pylos që u kthye në “një temë evropiane”.

“Ne i kemi kërkuar qeverisë që të kryejë një hetim. Problemi i refugjatëve, megjithatë, mbetet. Ne jemi të çmendur nëse mendojmë se muri i Mitsotakis është i mjaftueshëm. Edhe unë kam qenë refugjat”, kujton Papandreu./Corriere della Serra