George Clooney-t nuk i paska pëlqyer fare jeta si beqar: Isha i paplotësuar pa Amalin

George Clooney nuk mund të tregohej më romantik se kaq! Në një intervistë të tij të fundit aktori ka deklaruar se ka qenë i paplotësuar para se të njihte Amalin, e thënë kjo nga një prej burrave të më të dëshiruar të Hollywood-it e që është komentuar për lidhjet me aktore të listës A, nga Renee Zellweger tek Krista Allen e Stacy Keibler.

“Kisha punë, kisha miq, gjithçka shkonte mirë. Por nuk e kuptoja sa i paplotësuar isha derisa njoha Amalin. Aty gjithçka ndryshoi. Aty kuptova se më kishte munguar diçka e madhe”-u shpreh Clooney.

Aktori e takoi Amalin në vitin 2013 dhe ishte dashuri me shikim të parë. Një vit më pas çifti u martuan. Clooney tha se martesa e ka ndryshuar pasi nuk e kishte vendosur ndonjëherë veten në atë pozicion ku jeta e dikujt tjetër të ishte më e rëndësishme se e tija. Në vitin 2017 çifti u bënë prindër të dy binjakëve.

Gjatë intervistës Clooney tregoi se pandeminë e ka kaluar duke qëndruar në shtëpi i izoluar. “Kam prerë flokët e mi, të fëmijëve, kam bërë punë shtëpie çdo ditë”-tha aktori.