George Clooney: Misioni im, t’u mësoj fëmijëve si të tmerrojnë të ëmën

George Clooney ka zbuluar në intervistën e tij të fundit për ‘Entertainment Tonight’ se e vogla e familjes Ella është mjeshtre e rrengjeve familjare. Intervista që do shfaqet e plotë në ditët në vazhdim, ka marrë vëmendje të madhe vetëm me këtë deklaratë. “E gjitha puna ime në shtëpi si baba është t’u mësoj fëmijëve gjëra të tmerrshme. Nuk e keni idenë sa shumë kënaqësi marr duke u mësuar fëmijëve si të tmerrojnë nënën e tyre”, ka treguar aktori.

George ka zbuluar më tej se Ella, 3 vjeç, dikur mendonte se veprimet e tij dhe të binjakut të saj ishin të shpifura, por kur pa sa shumë qeshnin mësoi t’i bënte dhe po ja del mirë.

Më herët 59-vjeçari ka treguar se ju ka mësuar fëmijëve rrengun e pelenave të pista, duke ju treguar si t’i lyejnë me nutella dhe sa herë kanë pasur mysafirë, ata iu dalin para me pelenat dhe fillojnë t’i hanë. “Nuk e keni idenë sa njerëz kemi trembur kështu. Epo ja që unë ua mësoj këto”, tregoi asokohe Clooney./revistawho.com