George Clooney aksident me motor si në filmat aksion, si u gjend i shtrirë në rrugët e Sardenjës

Aktori i famshëm i “Hollywood”-it, George Clooney është dërguar në spital pasi ka pësuar një aksident teksa u përplas me një makinë tip “Mercedes”. Në momentin e aksidentit ai ishte duke udhëtuar me motorin e rij në Sardenjë. Mediat e huaja shkruajnë se 57-vjeçari u gjet i shtrirë në rrugë me lëndime në pjesën e legenit, në gju dhe në krahun e tij. Gjithashtu mjeku që është marrë me rastin e Clooney ka shtuar se nuk ka lëndime serioze, dhe se tani është larguar nga spitali. Ndërkohë bëhet e ditur se aktori po shkonte në setin e një filmi që po xhirohej në ishullin italian, kur një makinë u kthye pas dhe e përplasi atë, citohet nga Panorama Plus. Fituesi i 2 çmimeve “Oscar”, vendosi të sjellë familjen e tij për të jetuar në Itali gjatë muajve të verës, që të mund të drejtonte, të prodhonte dhe të luante në një serial televiziv të titulluar “Catch 22”.

Me te lexuarat