
Genti Lako përqafuar me Mimoza Ahmetin, ç’i lidh bashkë?
Kompozitori i njohur, Genti Lako ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale dy foto ku pozon i përqafuar me poeten Mimoza Ahmeti, e cila prej kohësh është tërhequr nga jeta publike. “Një çaj me nonën e poezisë, Moza Ahmetin”, shkruan ai poshtë fotos sw shkrepur në mbrëmje në Tiranë. Miqtë i kujtojnë bashkëpunimin e tij të dikurshëm me Ahmetin, për këngën “Djali i magjepsur”, me tekst e vijë melodike nga Moza dhe orkestruar nga Lako. Ishte koha kur ajo eksprimentonte edhes i këngëtare në skenë, ndaj nuk dihet nëse i është kthyer sërish kjo dëshirë. Ndërsa Genti, krijuesi i disa hit-eve në muzikë, së fundi është komentuar në media për ndarjen nga bashkëshortja pas shumë vitesh histori dashurie.
