Genta të dashurit turk: “Ti më le pa frymë dashuria ime”
Këngëtarja Genta Ismajli po e shijon në maksimum lidhjen e saj me biznesmenin turk, Huseyin Usta.
Ajo ka ndarë tashmë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale shumë nga çastet e këndshme të kaluara me të dashurin e ri, duke treguar se është më se e dashuruar, shkruan portali arbresh.info
Genta së fundi ka publikuar një fotografi përkrah të dashurit ku ka treguar dashurinë e madhe ndaj tij.
“Ti më le pa frymë dashuria ime”, ka shkruar Genta derisa shihet në ashensor së bashku me Ustan.
Komentet ishin të shumta nga ndjekësit e saj, disa prej të cilëve e kritikuan e ca prej tyre i përgëzuan si çift.
Veç tjerash, Genta është duke punuar në projektin e ri muzikor që pritet të sjellë së shpejti me një artist turk. / arbresh.info/