Genta Ismajli pret fëmijën e parë, pushteti i biznesmenit turk që e mori në shtëpi dhe e shkëputi nga muzika
Një foto e vetme e këngëtares së njohur nga Kosova, Genta Ismajli, ka ngjallur një sërë reagimesh në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar në llogarinë e saj një foto nga larg, por ku dallohet lehtësisht barku i rrumbullakosur.
Ndjekësit e Gentës kanë komentuar menjëherë duke vënë në dukje shtatzëninë, ndërsa disa të tjerë e kanë pyetur nëse është në pritje të ëmbël.
Pavarësisht komenteve pozitive të fansave, Ismajli nuk e ka pranuar ende publikisht nëse është në pritje të fëmijës së saj të parë, por të afërmit kanë deklaruar me bindje se ajo së shpejti do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
Kujtojmë se disa muaj më parë, këngëtarja bëri publike lidhjen e dashurisë me biznesmenin turk, duke ndarë momente të shumta pranë tij, i cili e pushtoi menjëherë Gentën, pasi jo vetëm e mori në shtëpinë e tij në Zvicër, por e shkëputi totalisht nga muzika.
Këngëtarja gjeti dashurinë në moshën 35-vjeçare, 10 vite pas ndarjes prej ish-it nga Kosova, ndërkohë që në fillim të këtij viti foli për planet që kishin bërë si çift për t’u bërë prindër. 10 vite pas ndarjes problematike nga ish-i dashuri kosovar, Milot Binaku, këngëtarja u takua me një milioner turk.
Muaj më parë u bë e ditur se artistja është në një lidhje dashurie me një biznesmen turk të quajtur Husen, histori që shumë shpejt shkoi drejt zyrtarizimit. Edhe pse ka qenë gjithmonë mjaft e kujdesshme dhe e rezervuar për jetën private, në fillim të vitit qarkulluan foto të ndryshme të çiftit. Genta këto kohë është vendosur në Zvicër, pasi aty jeton dhe punon i dashuri i saj.
Po kush është partneri i pasur, me të cilin Genta del publikisht për herë të parë pas një dekade pas ndarjes nga ish-i, Milot Binaku?
Ai quhet Husen, është 39 vjeç dhe ka biznese të fuqishme në Turqi dhe në Zvicër. Kjo është edhe një nga arsyet që këngëtaren shqiptare e kemi parë shpesh të vizitojë Turqinë, ku për shkak të luksit të fotove, këngëtarja e njohur është komentuar mjaft edhe nga mediat e huaja, sidomos nga ato turke.
Për shkak të lidhjes, Genta ka pak kohë që është larguar nga muzika dhe me sa duket përkushtimi ndaj bashkëjetesës e ka detyruar t’i thotë ‘stop’ karrierës së saj. Para se të deklaronte lidhjen, ajo postonte momente nga takime romantike me të dashurin, të cilat i fiksonte në foto impresionuese me pamje nga deti.
“Duke e shijuar mbrëmjen time të bukur në Stamboll”, shkruante ajo për krah fotos, të shoqëruar me postimin tjetër, ku shkruante: “Një darkë romantike, nën dritën e qirinjve dhe me muzikën e violinës në sfond…”
Sa i përket karrierës, Genta Ismajli ka publikuar këngën “Zjarr”, por foli edhe për një duet me këngëtarin turk, Cezar.
DEKLARATA E GENTËS: DUA TË BËHEM NËNË ME SHUMË FËMIJË
Genta Ismajli kishte kohë që e mbante të fshehtë lidhjen me milionerin turk, Husen, duke qenë se publikisht ajo foli për herë të parë në ekran në muajin prill 2019 për planet e saj të jetës për vitin e ri 2020.
E ftuar në “Ftesë në pesë” me moderatoren Bieta Sulo për të promovuar videoklipin “Zjarr”, si dhe për të ndarë të reja nga jeta personale, ajo zbuloi planet e saj të jetës për t’i dhënë fund beqarisë në moshën 35-vjeçare.
Prej kohësh, këngëtarja kishte shprehur dëshirën për t’u bërë nënë e shumë fëmijëve dhe gjatë bisedës me Bietën, tregoi se me shumë mundësi këtë dëshirë do ia plotësojë vetes. Sa i përket partnerit ideal, Genta zbuloi disa karakteristika që ai duhet t’i ketë patjetër e ndër to nuk mund të mungonte as trupi i bukur.
“Me patjetër, burri im duhet t’i kuptojë shakatë e mia dhe të mos jetë asnjëherë xheloz ndaj meje, se kjo gjë më pengon shumë. Dhe të ketë një trup të mirë”, shtoi më vonë këngëtarja.
E mesa shihet në foto, Husen duket se i plotëson kushtet më së miri. Këngëtarja e muzikës pop, me origjinë nga Gjilani, por që ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këndon kryesisht këngë komerciale pop dhe shquhet për lëvizjet në skenë dhe kërcimin e saj energjik.
Ishte vetëm disa muajshe kur familja e saj u vendos në Çikago, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendosi të kthehej në Kosovë për disa arsye të ndryshme private, por edhe sepse mendonte të hynte në tregun e muzikës shqiptare. E vetëm pak kohë kur ishte kthyer në Kosovë, Genta filloi një lidhje dashurie me Milot Binakun, të cilët, edhe pse po kalonin shumë bukur, vendosën t’i jepnin fund lidhjes së tyre publike në vitin 2009.
Për një dekadë të tërë, ajo shprehej se ende s’e kishte gjetur mashkullin me të cilin dëshironte të ndante jetën dhe të krijonte një familje. Dhe tashmë iu desh plot një dekadë për ta gjetur të duhurin.
Panorama Plus