Genta Ismajli merr dedikimin romantik nga partneri i saj turk

Huseyin Usta, bashkëshorti i Genta Ismajlit nuk i kursen asnjëherë komplimentet dhe dedikimet romantike për këngëtaren.

Këtë gjë e ka dëshmuar edhe së fundmi përmes një postimi në “Instagram”.

Bashkëngjitur fotos familjare, ai i drejtohet Gentës me disa fjalë të ndjera: “Ti je gruaja më e bukur e jetës sime. Nëna e fëmijëve të mi, e kanë marrë bukurinë nga ti, e dashura ime, të dua shumë.”

Genta e Huseyin janë bërë prindër për herë të parë në janar të këtij viti, ndërsa këngëtarja solli në jetë dy binjakë. Ata i emëruan të vegjlit e tyre, Ivy Blue dhe Icon.