Genta Ismajli krenohet me muskujt e barkut

Genta-Ismajli-2

Pas suksesit që Genta Ismajli arriti me “Etno Engjujt” për klipin “Shake it”, këngëtarja nga Kosova e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po merr më shumë ftesa për të kënduar në club-et e natës në Tiranë. Duket se artistja ka punuar fort për t’u rikthyer më në formë se kurrë, duke u ushtruar intensivisht në palestër. Rezultatet mund t’i shihni në këtë foto, ku Genta krenohet me muskujt e barkut, që i kanë dalë në pah mjaftueshëm. 32 vjeçarja e rritur në Çikago, shquhet për performancat e saj skenike. Shpesh është komentuar për problemet me linjat apo shfaqjen e celulitit në trup, komente që duket se e kanë vënë Gentën para përgjegjësisë. Këngëtarja e ritmeve pop, r&b dhe dance, e cila është aktive në muzikë që nga viti 2003, tani duket jo vetëm e tonifikuar, por edhe me muskuj të dukshëm.