Genta Ismajli e transformuar në pamje, por komenton vetëm gjoksin: E zvogëlova se më pengonte për…

Këngëtarja Genta Ismajli ishte e ftuar mbrëmjen e së shtunës në “Xing me Ermalin”, ku u pyet në lidhje me ndërhyrjen estetike për zvogëlimin e gjoksit, dhe arsyet që e çuan t’i nënshtrohej një operacioni të tillë.. Përgjigjja e Gentës ka qenë e veçantë duke shkaktuar shumë të qeshura në publik :”E kam zvogëluar se më pengonte. Më kishte marrë malli ta shihja barkun tim”, tha këngëtarja. Ajo la të kuptohej se nuk është penduar për ndërhyrjen e saj, pasi operacione të këtij lloji po preferohen shumë nga personazhe të njohur. Këngëtarja 33 vjeçare pas shfaqjes në këtë program u komentua për ndryshime të dukshme në pamje, krahasuar me portretin e saj dikur. /Story.al/