Genta Gjalpi në pritje të ëmbël: “Zoti po më jep atë që doja më shumë”

Blogerja e njohur dhe ish-banorja e “Big Brother 5”, Genta Gjalpi, ka ndarë me ndjekësit lajmin e bukur se është në pritje të një fëmije!

Në një postim të bërë së fundmi në rrjetet sociale, Genta ka publikuar disa foto krah partnerit të saj, Arbrit, me barkun e rrumbullakosur. Në mbishkrim ajo përshkruan emocionin dhe mirënjohjen në këtë kapitull të ri të jetës:

“Do doja të shkruaja diçka, por s’po më vjen asnjë fjalim në mendje. Zoti po më jep atë që doja më shumë dhe jam falenderuese pa masë. Falenderoj shumë të gjithë njerëzit që më kanë qëndruar afër këto 4 muaj.”

Në një tjetër postim, ku Genta fryn qiriun e tortës së ditëlindjes, ajo shkruan se një vit më parë shprehu dëshirën, tashmë të realizuar, që të bëhej nënë. Ajo shtoi se e ndjen ende mungesën e gjyshërve, por nuk ndihet e vetme prej bebushit që pret të sjellë në jetë.

Në janar të këtij viti, Genta ishte e ftuar në “UËTËFËË!! show” në Andale Media, ku foli si rrallëherë për jetën e saj sentimentale. Ajo tregoi se njohja me partnerin e saj kishte nisur që gjatë pandemisë dhe se lidhja kishte marrë një kthesë të rëndësishme kur ai i propozoi dhe dyshja kurorëzuan martesën:

“Bëra një festë familjare për të kënaqur prindërit më shumë. Unë jam shumë tradicionale, ndaj e doja këtë,” u shpreh Genta, duke shtuar se ëndërron një dasmë të madhe tradicionale, por “varet nga mundësitë”.