Gent dhe Xhoi Bejko janë ende burrë e grua, kjo foto në Montreal hedh poshtë thashethemet për divorc
Ka qenë Dorela Shani, bashkëshortja e këngëtarit Vedat Ademi e cila ka postuar këtë foto në profilin e saj në facebook, nga takimi disa ditë më parë me familjen e aktorit të njohur Gent Bejko, i cili tashmë jeton në Kanada. Foto e shkrepur në një ditë tetori me shi, përgënjeshtron thashethemet e para pak kohëve të publikuara në portale të ndryshme se Genti dhe Xhoi mund të ishin divorcuar. Spunto ishte marrë nga fakti se Xhoi dhe dy fëmijët e tyre jetonin ende në Tiranë, ndërkohë që Genti ishte vendosur në Kanada, ku po punon për disa projekte teatrore dhe filmike. Në këtë takim të dy familjeve të artistëve, asaj të Gentit dhe Vedat Ademit mësojmë që familja Bejko është bashkuar tani në Kanada, ndërkohë që shohim se fëmijët janë rritur vërtet shumë.