Gent Bushpepa prezanton versionin për Eurovizion të “Mall”/ Fansat: Pa nerv, e ke sakatuar këngën
Këngëtari i njohur Eugent Bushpepa ka prezantuar versionin për Eurosong të këngës “Mall”, një krijim ku artisti erdhi si kantautor këtë herë. “Miq, ky është versioni final i këngës “Mall”. Ky version do të këndohet nga në gjysmëfinalen e parë të Festivalit Eurosong më 8 maj”, ishte statusi që shoqëronte këngën në facebook-un e tij. Por fansat kanë shpërthyer me komente të indinjuar dhe të zhgënjyer, shumë prej të cilëve mbeten tifozë të variantit fillestar, me të cilin Bushpepa fitoi Festivalin e Këngës 2017 në RTSH. Mes komentuesve shumë prej tyre shkruajnë se kënga “Mall” tashmë nuk e transmeton më emocionin, se është pa nerv, dhe se ai e ka sakatuar madje e ka shkatërruar fare si krijim dashurie, që Genti tha për mediat se e kishte shkruar për të dashurën e zemrës. Për më shumë “Story.al” ju sjell disa nga komentet që i janë bërë versionit final të “Mall”, përfaqësuese e Shqipërisë në Eurosong 2018. /Story.al/