Gënjeu se ishte vajza e tij e jashtëligjshme, avokati zviceran akuzon Loredana Zefin: Ky është një abuzim

Pas lajmeve për arrestimin dhe akuzat për mashtrim ndaj reperes, Loredana Zefi, kjo e fundit ka reaguar për herë të parë ditën e sotme, duke njoftuar se do të mbajë një konferencë për mediat që të tregojë të vërtetën rreth kësaj çështje.

Por “Prive” shkruan se përveç çiftit zviceran dhe mikeshës së Loredanës, reperen e ka akuzuar edhe avokati zviceran, Valentin Landmann, pasi siç thuhet, Loredana është hequr si vajza e tij jashtë martesore, Anna Landmann.

“Nuk isha aspak i lumtur kur dëgjova për lajmin. Ky është një abuzim me emrin tim. Nuk kam të bëj me ngjarjen dhe nuk kam asnjë vajzë të jashtëligjshme. Gjithçka është gënjeshtër”, ka thënë avokati për zviceranen “Blick”.