“Gencit shqiptarët i shpëtuan jetën, por dinjitetin ia ‘përdhos’ kultura e “gjynah”-ut, që edhe kësaj herë i shpëtoi lëkurën shtetit tonë të degjeneruar”

“Nuk qenka e lehtë, por në këto momente e kam domosdoshmëri. Genci po kalon një periudhë të vështirë. Ka pësuar një goditje në tru dhe në këto momente po kryen ndërhyrje në “Spitalin Amerikan”. Do i lutesha, të gjithë punonjësve të RTSH nëse munden dhe kush mund të ofrojë një kontribut prej 200 lekë të rinj për të patur mundësinë të kem shumën 19 mijë euro të operacionit.”-kështu do të shprehej mbrëmjen e djeshme, aktorja Eni Jani Fuga, në një postim që na gjeti të papërgatitur, të keqardhur, por edhe të revoltuar.

Po, po, të revoltuar se si një aktor që i ka dhënë aq shumë skenës, por edhe jetës akademike shqiptare ndodhej në këtë situatë. Mund të na ndodhë të gjithëve, nuk është turp ta pranosh, por lëndon shumë kur ke të bësh me një njeri që ka jetuar me dhe për publikun, e në fund “mbulohet” me injorimin e instancave përkatëse, atyre që kujtohen për artistët sa herë lipset ndonjë firmë apo votë.

Mirëpo shqiptarët nuk të lënë baltë. Duhet ca mund për t’i bërë bashkë, por kur ia dalin, janë më të fortë se sëmundja dhe shteti. Në kohë rekord u arrit shuma e kërkuar, madje edhe u tejkalua, pasi Genci meriton këtë dhe më shumë.

Lidhur me këtë temë ka reaguar edhe gazetarja e njohur Sonila Meço që me anë të një shkrimi goditës, na ka treguar ca të vërteta që dhembin, por duhet t’i lexojmë më shpesh sepse janë të vërtetat tona. Nuk u shpëtojmë dot.

POSTIMI I PLOT

Asnjë mekanizëm tjetër, parim a vlerë morale nuk në në lëviZje më shpejt e më efektivisht në punë shoqërinë tonë, sesa koncepti i “gjynah”-ut që përfaqëson vuajtjen ekstreme të njeriut, kur gjendet me thuajse të dyja këmbët i pamundur kësaj bote.

Kur dje lexova Enin në statusin për shokun e saj të jetës, Genc Fuga, në përpjekje të dëshpëruar për ca para, që do të garantonin pagesën e ndërhyrjes kirurgjikale në një spital privat kisha bindje thuajse absolute se shuma do kapej e tejkalohej. Sepse e njoh tjetrin, të ngjashmin, njoh shqiptarin e mësuar të jetojë mbi fillin e emergjencës, nën çatinë e mbijetesës, në perimetrin e gjynahut.

Dhe nëse debati pas kësaj ndodhie të tmerrshme ka vlerë, atë ia jep vetëm dinjiteti i njeriut dhe mbrojtja e tij. Dinjiteti i Gencit njeri, prind artist, profesor. Në këtë radhitje Gencit shqiptarët i shpëtuan jetën, por dinjietin ia përdhos kultura e “gjynah”-ut, që edhe kësaj herë i shpëtoi lëkurën shtetit të degjeneruar që kemi krijuar.

Gencin nuk e shpëtoi as paga e tij, as sigurimet e veta, as shërbimi publik, as shëndetësia falas, as qeveria, që zgjedh ku të japë konçensionet në shëndetësi, as drejtësia që nuk u mor kurrë seriozisht me hetimin për to, nuk e shpëtoi as talenti i tij, kontributi akademik, as ministria e milionave të PPP-ve.

Genc Fugën, si çdo njeri me një kërkesë publike e shpëtoi ndjenja solidare e shqiptarit, që motivohet veç nga filli i emergjencës, trarët e mbijetesës dhe kultura e imponuar e “gjynahut”.

Turp për kë dështon të shpëtoje jetë, ama turp edhe për kë shpëton jetë, po jo dinjitet. Turp për kë nuk i shpëton të dyja.

Të shkuara i dashur! Këtu na ke.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sonila Meço (@sonilameco1)