Genc Salihu: Si e përjetova seksin me shokun e adoleshencës, shpesh nuk më besojnë kur u them se…

“Prej sot nis shfaqja e filmit “Martesa” në kinema në Tiranë”, ishte statusi i muzikantit Genc Saliu në filmin ku është vetë protagonist. Muzikanti në jetë dhe në filmin “Martesa”, ka marrë përsipër një rol të guximshëm ku shtjellohet dashuria homoseksuale gjatë Luftës së Kosovës, nëpërmjet një trekëndëshi, dy djemve dhe një femre. Genc Salihu, ish-trajneri nga Kosova i “The Voice of Albania, i njohur si kantautori i duos “Cute Babulja” ka kaluar pesë vite të jetës së tij duke xhiruar këtë film, ku dashuria e burrit për burrin të bën të besosh se kjo ndjenjë nuk njeh gjini. Në jetën reale është baba i një vajze nga martesa me regjisoren Kaltrina Krasniqi, për të cilën ka treguar në media se ajo e ka ndihmuar shumë për të realizuar rolin dhe skenat e nxhehta me në film me aktorin Alban Ukaj. Pyetjes së revista “Story” se jashtë filmit cila është marrëdhënia e tij me të dashurin në film (Albanin) ai i përgjigjet: “Unë dhe Kaltrina (partnerja) jemi shumë të afërt me Albanin. Është një prej shokëve të mirë qysh prej adoleshencës. Kjo njohje ka qenë një bonus edhe për filmin. Natyrisht, përvoja në film na ka afruar me shumë, na ka nxjerrë në një nivel të ri të sinqeritetit, si duket” u shpreh ai. “Martesa” është ndër filmat më të rinj shqiptarë, që pa dyshim provokon, por edhe thyen shumë tabu. Me regji nga Blerta Zeqiri, ky film ka guxuar të prekë një temë të ndjeshme siç është dashuria në gjininë e njëjtë mes dy djemve. Pas një premiere të suksesshme në Estoni, ku ka rrëmbyer dhe dy çmime në festivalin “Black Night” në Talin, filmi korri sukses në Kosovë dhe tashmë do të vijë për publikun shqiptar duke filluar që sot. Në lidhje me skenat e seksit me Albanin, në trekëndëshin Bekimi, Anita, Noli, Genci tregoi: “Si skenë ka marrë shumë kritika të mira në shkrimet e ndryshme, që janë bërë nëpër media ndërkombëtare. Shpesh nuk më besojnë kur u them se ka qenë ndër skenat më të lehta për mua”, tregoi ai. Story.al