Genc Salihu në shtrat me shokun në film, zbulon bisedën me gruan

Dy vite më parë bëri bujë filmi “Martesa”, pasi aty trajtohej marrëdhënia homoseksuale. Teksa ishte i ftuar në emisionin “E Diell”, aktori kryesor i filmit, Genc Salihu, u shpreh se ka punuar pesë vite të jetës së tij me këtë film. “Martesa” flet për dashurinë homoseksuale gjatë Luftës së Kosovës, nëpërmjet një trekëndëshi, dy djemve dhe një femre.

Genc-Salihu-2

Gjatë intervistës, Salihu, i cili është baba i një vajze nga martesa me regjisoren Kaltrina Krasniqi, foli edhe për reagimin e bashkëshortes së tij për skenat e nxehta me partnerin e tij në film, Alban Ukaj. “Kjo nuk është dhe aq interesante. Bashkëshortja ime Kaltrina është regjisore, pra profesioniste dhe e ka parë si diçka të tillë edhe këtë skenë”, u shpreh Genci.

Genc-Salihu-3

Aktori solli për publikun edhe bisedën epike të bërë me gruan, Kaltrinën:

Genci: E kam bërë mirë zemër?

Kaltrina: Po shumë mirë, bukur e ke bërë. A pate nevojë që të bëje shumë dubla?

Genci: Po vallaj i bëra nja 25 dubla./Panorama Plus